Video

Ndërpreu fjalimin e Trump, senatori demokrat nxirret nga salla

Menjëherë pas kësaj, ai u përjashtua nga salla.

I.F
Ndërpreu fjalimin e Trump, senatori demokrat nxirret nga salla
Al Green

SHBA- Një incident ndodhi gjatë fjalimit të presidentit amerikan Donald Trump në Kongres. Senatori demokrat Al Green nga Teksas, u përjashtua nga salla e Kongresit pasi ndërpreu disa herë fjalën e Trump. Al Green thërriti disa herë nga salla “ai nuk ka mandatin e popullit”, gjë që bëri dhe demokratët e tjerë të brohorisnin “Amerika, Amerika, Amerika!”

Kjo nervozoi presidentin amerikan, i cili po mbante fjalimin e parë në Kongresin e SHBA-së. Menjëherë pas kësaj, ai u përjashtua nga salla.

Teksa foli për mediat, Green tha se Trump u nervozua kur u përmeënd vota e popullit, pasi nuk e ka përkrahjen.

“Ai nuk ka mandatin popullor dhe sigurisht që nuk ka mandatin për të hequr kujdesin shëndetësor nga të varfërit,” shtoi Green.

Presidenti Donald Trump mbajti fjalimin e parë në Kongresin e SHBA-së. Trump mbajti një fjalim prej 100 minutësh, duke thyer një rekord historik. Ai foli rreth taksave për qytetarët amerikanë, tarifat ndaj vende ndërkombëtare, sigurinë e vendit dhe sigurisht çështja më me interes për të Groenlanda. Trump tha se administrata e tij “po punon me të gjithë palët për ta marrë atë”. Sa i përket tarifave, ai njoftoi se për partnerët tregtarë të SHBA-së do të "fillojnë" më 2 prill./ZËRI

Poll

MOS HUMB