Video

Nipi i deputetit të PD plagos fqinjin me armë

Dyshja fillimisht janë konfliktuar verbalisht e më pas, Kuqi ka nxjerrë armën e zjarrit dhe ka qëlluar mbi Spirollarin.

F.m
Nipi i deputetit të PD plagos fqinjin me armë
Ferdinand Xhaferraj

DURRËS- Nipi dhe shoferi i deputetit të Partisë Demokratike, Ferdinand Xhaferraj është përfshirë në një sherr ku ka përdorur dhe armë zjarri. Bëhet fjalë për Gentian Kuqin, 50 vjeç, i cili është përfshirë në një konflikt me fqinjin e tij, Mikel Spirollari, 40 vjeç. Shkak i konfliktit mes dy fqinjëve mësohet se ka qenë zhurma e shkaktuar në banesën e të plagosurit. Dyshja fillimisht janë konfliktuar verbalisht e më pas, Kuqi ka nxjerrë armën e zjarrit dhe ka qëlluar mbi Spirollarin. Spirollari ka marrë dy plumba në trup dhe është transportuar me urgjencë në spital. Ai ndodhet në gjendje të rëndë, ndërsa Kuqi është arratisur.

Poll

MOS HUMB