Video

Lufta mes Gaxhait e Zani Çaushit që përgjaku Vlorën

Në atë kohë, grupi i Zani Çaushit dhe i Gazmend Brakës, të njohur ndryshe si Gaxhai, ishin miq mjaft të mirë. Madje, me një prej personave më të besuar të Gaxhait, Viktor Ymeri, që sot ndodhet në burg dhe njihet si “Tori i Xhihanes”, Zani Çaushi ishte dhe fqinj.

F.m
Lufta mes Gaxhait e Zani Çaushit që përgjaku Vlorën
Myrteza Çaushi dhe Gazmend Braka

VLORË- Myrteza Çaushi apo siç njihej ndryshe Zani Çaushi dhe kreu i bandës së Çoles ishte kthyer në Robin Hudin e kohës, përpara viteve 2000. Shpesh, ai shpërndante ushqime te familjet e varfra, të cilat i grabiste në markete apo i blinte me paratë e gjobave që ‘vilte’ nga tregtarët e zonës. Një tjetër karakteristikë e Zani Çaushit, përveçse të krijonte afrimitet dhe emër bamirësi tek banorët e zonës, ishte gjithashtu të bëhej një personazh mediatik. Jo pak herë, ai jepte intervista dhe kërcënonte hapur presidentin e kohës Sali Berisha me armë në dorë. Surprizë ishte për të gjithë, kur ai u shfaq si truprojë e kryeministrit italian të kohës Romano Prodi, kur ky i fundit mbërriti në Vlorë pas tragjedisë së Otrantos.

Në atë kohë, grupi i Zani Çaushit dhe i Gazmend Brakës, të njohur ndryshe si Gaxhai, ishin miq mjaft të mirë. Madje, me një prej personave më të besuar të Gaxhait, Viktor Ymeri, që sot ndodhet në burg dhe njihet si “Tori i Xhihanes”, Zani Çaushi ishte dhe fqinj. Ymeri shijoi vetëm një vit liri. Në 2019 u lirua dhe në 2020 u arrestua pas zbërthimit të të pëenduarit të drejtësisë Luftar Reçi, i cili e akuzoi për vrasjen e Vajdin Lamajt, ngjarje en dodhur në vitin 2005.

Shkëndijën e parë e ndezi Gaxhai me vrasjen e Bashkim Dules. Gaxhai e rëndoi dorën dhe vrau dy vite më vonë edhe vëllain e Bashkim Dules, Edmond Dulen që njihet dhe si mik i ndushtë i Zani Çaushit. Këto vrasje u pasuan me ekzekutimin dhe djegien e Bernard Duçkës, i njohur me nofkën “Kuqo”, i cili kishte qenë në rolin e ekzekutori në vrasjen e Bashkim Dules. “Kuqo” gjithashtu kishte ndërhyrë për të liruar dy persona që ishin marrë peng nga grupi i Zanit për gjobëvënie, Artur Gjoshin nga Tepelena dhe kushëririn e tij Pëllumb Petritaj. Ajo që pasoi ishin vitet më të tmerrshme për Vlorën, me pengmarrje, vrasje, lidhje të viktimave me tela e tortura.

Por, gjakrat u qetësuan disi kur Gaxhai e Zani u prangosën.

Kur Zani Çaushi u arrestua vjeshtën e vitit 1999, ai ishte 30 vjeç. Sot, 55 vjeç, Çaushi vuan dënimin me burgim të përjetshëm në burgun e Drenovës dhe shumë herë ka tentuar të rrëzojë këtë dënim duke ndjekur rrugën e ankesave ligjore, kryesisht me argumentin se ka fëmijë të mitur, por deri më tani nuk ia ka dalë. Myrteza Çaushi me arsim tetëvjecar u martua gjatë kohës që mbahej në burgun e sigurisë së lartë të Burrelit, me një vajzë që ia prezantuan miqtë e qelisë. Në burg ai u bë baba dhe më pas u transferua në burgun e sigurisë së lartë të Drenovës. Çaushi ka folur edhe pas hekurave për mediat, për jetën në qeli, për stërvitjen e përditshme dhe për shkrimtaren e preferuar me të cilën mbushte ditët, Danielle Steel.

Ndërsa Gaxhai e ka menduar ndryshe lirimin, përmes arratisjes. Këtë gjë, nuk ka pasur frikë ta pranojë as në një sallë gjyqi. Djali i një ish-ushtaraku dhe ish-edukatoreje, i ndoqi të gjitha gjyqet në heshtje dhe kur gjyqtari po numëronte burgimet e përjetshme ai ngriti sytë dhe i tha “vazhdo, kjo është detyra jote, e imja është të mendoj si do lirohem”. Një prej planeve për arratisje ishte e denjë për filmat hollivudian. Bashkëpunëtorë të jashtëm, kishin hapur tunel nëntokësor te rruga “Mine Peza”. Tuneli ishte hapur nga një dyqan lulesh në krahun tjetër të rrugës dhe për pak metra arrinin qelinë e Gaxhait. Por, u zbulua në momentin që ishte drejt finalizimit. Plani i dytë me prerjen e hekruave me tel diamanti, gjithashtu dështoi.

Poll

MOS HUMB