Video

Naimi siguroi dhe armën për vrasjen e Liridonës

Vëllai i Liridonës u ka kërkuar autoriteteve zhvarrosjen e trupit të 30 vjeçares në mënyrë që ajo të prehet në fshatin e saj të lindjes.

Redaksia Zëri
Naimi siguroi dhe armën për vrasjen e Liridonës
Naim Murseli

KOSOVË- Gjykata e Prishtinës ka caktuar masën e sigurisë arrest në burg 30 ditë për Naim Murselin dhe dy bashkëpunëtorët e tij, Granit Pllava e Kushtrim Kokalla, të akuzuar për vrasjen e Liridona Ademajt. Seanca u zhvillua me dyer të mbyllura, ndërsa para gjykatës shkuan edhe familjarë të viktimës, të cilët nuk u lejuan të futeshin në sallën e gjyqit. Vëllai i Liridonës u ka kërkuar autoriteteve zhvarrosjen e trupit të 30 vjeçares në mënyrë që ajo të prehet në fshatin e saj të lindjes.

Gjykata ka zbuluar se Naim Murseli jo vetëm që ka inskenuar vrasjen, por është edhe personi që i ka siguruar armën Granit Pllavës, që të kryente krimin ndaj bashkëshortes së tij. Hetuesit thanë se ai kishte paguar 30 mijë Euro për kryerjen e aktit makabër, e cila u paraqit si një grabitje me armë.

Në Tiranë dhe Prishtinë janë mbajtur protesta simbolike për vrasjen e Liridonës, e cila u ekzekutua me një plumb në 29 Nëntor. Ndërkohë dy djemtë e saj të mitur ende nuk e dinë për vrasjen e të ëmës./ZËRI

Poll

MOS HUMB