Video

Si nisi hakmarrja mes fiseve Nikulaj dhe Lekstakaj

Zëri sjell historinë e konfliktit mes fiseve Nikulaj dhe Lekstakaj që ka nisur për 10 mijë lekë të vjetra në vitin e largët 1996, në një karburant në dalje të qytetit të Lezhës.

E.K
Si nisi hakmarrja mes fiseve Nikulaj dhe Lekstakaj
Hakmarrja mes fiseve ne Lezhe

LEZHË- Gjaku nuk harrohet! E në Lezhë duket se Kanuni ende e bën ligjin. Brenda këtij viti nga hasmëria që vijon mes dy fiseve janë vrarë 3 persona. Në 19 Prill u ekzekutua brenda lokalit të tij biznesmeni Ardian Nikulaj, ndërsa në Korrik iu mor jeta Nikolin Lekstakajt.

Mbrëmjen e të shtunës u vra Entjan Nikulaj, djali i xhaxhait të Ardianit. Historia e përplasjeve mes dy familjeve është rindezur, ndërsa Policia dhe shteti duken inekzistent për të frenuar fenomenin e gjakmarrjes, që merr jetë edhe sot e kësaj dite.

Zëri sjell historinë e konfliktit mes fiseve Nikulaj dhe Lekstakaj që ka nisur për 10 mijë lekë të vjetra në vitin e largët 1996, në një karburant në dalje të qytetit të Lezhës.

Asokohe, vëllai i Ardian Nikulaj bashkë me një person tjetër ishin shitës në karburantin në fjalë, ku debatuan me pjestarë të fisit Lekstakaj, për një pagesë prej 10 mijë lekësh të vjetra.

Pas sherrit mbeti i vrarë Pëllumb Nikulaj, 15-vjeç, e prej asaj dite dy fiset nuk gjejnë qetësi, edhe pse pjesa më e madhe e familjes Lekstakaj është shpërngulur në Britaninë e Madhe, e nga atje ende thuren plane për hakmarrje. Anëtarët e dy fiseve që kanë mbetur në zonën e Lezhës, jetojnë me frikën se kush do të jetë i radhës.

 

Poll

MOS HUMB