
ITALI- Vullkani Etna, më aktivi në Europë ka shpërthyer sërish. Etna u bë aktiv në nëntor, duke nxjerrë llavë më 13 dhe 26 nëntor ndërsa rrjedha e llavës mund të shihet nga qytetet e afërta si Catania dhe Taormina.
Në videot e publikuara në rrjete sociale, duken pamjet spektatolare të rrjedhjes së llavës e cila vinte nga një krater juglindor i vullkanit më aktiv.
#Watch | Red hot lava flowed from #Italy's Mount Etna and lit up the sky. The lava flow was originating from a south-east crater of Europe's tallest and most active volcano pic.twitter.com/XsBRDckce0
— DD News (@DDNewslive) December 2, 2023
Mali Etna është vullkani më i madh dhe më aktiv në Evropë. Shpërthimet e tij të shpeshta shoqërohen shpesh me rrjedha të mëdha llave, por ato rrallë paraqesin rrezik për zonat e populluara.