Video

I dogjën makinën, Kozaku: Kam lekë me thasë

Personazhi i njohur në "Tik Tok", ka shpërthyer në ofendime në rrjetet sociale, ku kërcënon se do e gjejë vetë personin që i vuri flakën automjetit të tij, nëse nuk e gjen shteti.

f.t
I dogjën makinën, Kozaku: Kam lekë me thasë
Kozaku

TIRANË- Makina e personazhit të njohur në “TikTok”, Kozak Braçi, është djegur gjatë natës, teksa mjeti ishte i parkuar pranë banesës së tij. Kozak Braçi ka publikuar pamjet nga makina në flakë, e cila është shkrumbuar tërësisht nga zjarri.

Personazhi i njohur në "Tik Tok", ka shpërthyer në ofendime në rrjetet sociale, ku kërcënon se do e gjejë vetë personin që i vuri flakën automjetit të tij, nëse nuk e gjen shteti. Kozaku ka njoftuar se nuk e vret mendjen për një automjet tip GLE, pasi “ka lekë me thasë”,por ai është një familjar dhe kushdo që ka punë me të të shkojë ta gjejë.


Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjeit në Allias dhe Kozak ka njoftuar se është zgjuar me pamjet e djegies së makinës.

Poll

MOS HUMB