
BRAZIL - Një nuse e ardhshme rrëshqiti disa sekonda pasi tha 'Po!' në një propozim romantik në një ujëvarë. Në një klip, të filmuar në Ujëvarën Friar në Ceara, Brazil, Fabricio shihet duke treguar një unazë fejese para kamerës, përpara se të niset drejt partneres së tij Erica, e cila qëndron në ujë.
Fabricio e merr për dore Erican dhe ulet në gju, duke i kërkuar partneres të martohej me të. Ajo shpejt tund kokën duke thënë 'Po!', por ndërsa shkon përpara për të përqafuar Fabricion, rrëshqet në ujë dhe bie në tokë.
Çifti qeshin të dy. Ata më pas qeshën me incidentin, së bashku me të pranishmit. Vajza që kapi momentin e sikletshëm tha: “Ata tashmë ishin fejuar, kështu që unë sugjerova të filmoja Fabricion duke i kërkuar Erica-s të martohej me të. Çifti pranoi menjëherë. Por në momentin e propozimit, Erica rrëshqiti dhe ra në tokë. Ishte shumë qesharake. Të gjithë qeshën shumë. Falë Zotit, ajo nuk u lëndua dhe ne vazhduam më pas të vizitojmë vende të tjera turistike", tha e pranishmja në propozim, Lima.
Ajo shtoi: “Kam 20 vjet që punoj si udhërrëfyese dhe gjëra të bukura ndodhin gjithmonë. Rënia në ujë e nuses, ishte hera e pare që ndodhte. Më vjen mirë që gjithçka shkoi mirë, pasi incidenti nuk ishte me pasoja”./Zëri.ai/