
SHBA- Momente tmerri kanë përjetuar dy peshkatarë në New Hampshire të SHBA-ve. Një balenë ka mbytur varkën në të cilën ata ndodheshin. Videoja është regjistruar nga peshkatarë të tjerë dhe duket momenti kur balena del nga uji dhe përplaset me varkën ku ndodheshin 2 burrat.
Pasi u godit nga balena, varka u fundos, ndërsa dy peshkatarët që nuk kishin veshur jelek shpëtimi u nxorrën nga uji nga peshkatarët e tjerë, por fatmirësisht pa u lënduar.
Sipas ekspertëve, ngjarja ka ndodhur për shkak të kohës së keqe pasi balena ka qenë duke ngrënë kur ka dalë nga uji. Siç shpjegojnë ata, balenat dalin në sipërfaqen e ujit me gojën hapur për të kapur peshqit përpara dhe e mbyllin ose pak para se të dalin nga uji ose menjëherë pas.
"Anija ishte në vendin e gabuar në kohën e gabuar,"- shpjeguan ekspertët për Neë York Post./ZËRI