
TIRANË- Tensione dhe përplasje në mbledhjen e fundit të Këshillit Bashkiak të Tiranës. Përplasja fillimisht ka nisur mes kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj dhe këshilltarit të Partisë së Lirisë, Tedi Blushi. Ky i fundit kërkoi fjalën, por Veliaj ndërhyri. Debati vijoi dhe Blushi hodhi në drejtim të kryebashkiakut të Tiranës dosjen me letra që kishte para vendit ku ishte ulur. I menjëhershëm ishte dhe reagimi i Veliajt, i cili e quajti të paaftë. Më pas, sipas raportimeve, pavarësisht se nuk është kapur nga kamera, Blushi ka goditur me grusht Halit Valterin. Kryetarja e Këshillit Bashkiak, Romina Kuko, kërkoi menjëherë ndërhyrjen e Policisë Bashkiake. Vetë Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta është shprehur se akti i sulmit të Veliajt dhe Valterit do të marrë përgjigjen e merituar dhe se nga ky moment janë në gjendje lufte me kryebashkiakun.