Video

Kur e humb vendin e parë...prej arrogancës!

Britaniku 16-vjeçar përfundoi i pesti.

k.m.
Kur e humb vendin e parë...prej arrogancës!
Jake O'Day-Jordan

SLLOVANI- 16-vjeçari britanik Jake O'Day-Jordan ishte favoriti në garën e dytë të 200 metrave në Kampionatin Evropian të Atletikës U18 në Sllovaki. Pas një fillimi perfekt të garës ku fitoi shpejt epërsinë ndaj rivalëve, ai mund të konsiderohej fitues. Në fakt, "fitoren" e kishte në xhep nëse nuk do tregohej aq mendjemadh.

I riu pa ndonjë arsye e ndaloi ritmin 70 metra para përfundimit pasi mendoi se kishte epërsi ndaj kundërshtarëve, por llogaritë nuk i kishte bërë mirë dhe nga vendi i parë, përfundoi në të pestin. 

MOMENTI ME VIDEO: 


Pas ndeshjes, sportisti i ri e kuptoi gabimin dhe fajësoi veten.

"Nuk është faji i askujt, por i imi. Është përgjegjësia ime dhe më vjen keq për veten time. Sapo kam ardhur, kjo është gara ime e parë dhe tani do të përpiqem të rikuperohem nga kjo që ndodhi,"-tha ai për mediat pas sprintit./ZËRI

Poll

MOS HUMB