Video

Historike! 18-vjeçarja Lara Colturi ngjit Shqipërinë në podiumin Botëror të Skive

Adoleshentja ka fituar medalje të arta dhe të argjendta në kampionatet botërore për të rinj dhe të reja

I.F
Historike! 18-vjeçarja Lara Colturi ngjit Shqipërinë në
Lara Colturi

TIRANË- Për herë të parë Shqipëria renditet e dyta në botë në ski për femra. 18-vjeçarja shqiptaro-italiania Lara Colturi bëri histori duke u ngjitur në podiumin e Kupës së Botës në vendin e dytë, pas numrit një Mikaela Shiffrin, e cila fitoi Kupën e 99-të. Lara Colturi arriti të ngrejë emrin e Shqipërisë në një garë që nuk është traditë e jona, por na vendosi në mesin e gjigantëve Botëror si Amerika, Zvicra, Suedia, Norvegjia dhe shumë vende të tjera të këtij niveli. Adoleshentja ka fituar medalje të arta dhe të argjendta në kampionatet botërore për të rinj dhe të reja, dhe para garës ajo u shpreh se synonte që të vendoste një rekord të ri dhe padyshim që ajo ja doli!

 

Poll

MOS HUMB