
SHËNGJIN- Punonjësit socialë që erdhën nga Italia në Shqipëri për t’u kujdesur për procesin e riatdhesimit të emigrantëve, do të largohen nga Shëngjini të dielën për t’u rikthyer në vendin e tyre. Sipas mediave italiane, ministria e Brendshme tha se qendrat do të mbeten funksionale dhe nën kontroll, por stafi do të reduktohet dhe do të ndryshojë sipas nevojave të momentit. Në Gjadër janë vetëm 7 punonjës që merren me administrimin dhe pastrimin, si edhe staf shqiptar, përfshirë personelin shëndetësor. Deri më tani për shkak të Gjykatës së Romës janë shfaqur probleme në akomodimin e emigrantëve në kampin e Gjadrit, gjë që ka rezultuar në rikthimin mbrapsht të refugjatëve në Itali.