
Foto Ilustruese
TIRANË- Grupi i hackerave iranianë "Homeland Justice" pretendon se ka marrë të gjitha të dhënat e censit të zhvilluar pak javë më parë në Shqipëri. Një ditë më parë, ata deklaruan se kanë hakuar faqen e INSTAT duke marrë të gjitha të dhënat. Institucioni e mohoi këtë gjë, por sërish sot, në një tjetër reagim, "Homeland Justice" pretendon se pas sulmit kanë akses në qindra mijëra të dhëna, të cilat i kanë kopjuar dhe i kanë zhdukur nga serverat. Mes tyre, bëhet fjalë dhe për të dhënat e censit.
Poll