
TIRANË- "Mediasetinfinity" ka bërë një mini-dokumentar përmes të cilit nxjerr në pah problematikat që shoqërojnë operacionet plastike dhe ndërhyrjet estetike që janë aq të përhapura në vendin tonë. Gazetarja që ka ardhur në Shqipëri, ka hasur disa kliente italiane që rrëfejnë se në Tiranë për këto ndërhyrje i sjellin çmimet e ulëta që ka ky treg krahasuar me Italinë. Në një nga bisedat e regjistruara dëgjohet që një klinikë shqiptare pranon se bëjnë me shumë se 350 ndërhyrje në muaj, pra mbi 13 ndërhyrjë në ditë, një biznes i çmendur. Problemi nuk qëndron vetëm tek numri i ndërhyrjeve, por tek gabimet që bëhen gjatë operacioneve. Një kliente pranon se është hera e tretë që vjen në klinikën Keit, pasi nuk është e kënaqur me ndërhyrjen në hunbë. Jadën, kirurgu në Shqipëri e kishte lënë me pasoja të rënda. Operacionet që shkojnë keq janë aq shumë, aq sa në Itali është vendosur alarmi.