
TIRANË- Gazetari investigativ Artan Hoxha ka hedhur një tjetër pistë lidhur me vrasjen e Gëzim Sinomatit, djalit të Sokol Sinomatit, të njohur dhe si “buzëderri”. Artan Hoxha tha se vrasja e tij ka ndodhur për humbjen e një ngarkese prej 250 kg heroinë në Belgjikë. Sipas Hoxhës, ngarkesa është dërguar nga disa persona nga Veriu i Shqipërisë, të afërt me Sinomatin, por ka humbur. Ata që prisnin ngarkesën kanë kërkuar llogari, në të kundërt kanë deklaruar se do të reagonin. Si duket në mungesë të gjetjes së heroinës, ekzekutuan djalin e “buzëderrit” me snajper mbrëmjen e 7 janarit teksa tymoste një cigare në ballkon. Për orientim, Hoxha tha se për heroninë në Shqipëri ka 3 qendra, Fieri, Elbasani dhe Shijaku.