
TIRANË- Altin Hajri, një nga personat e shpallur në kërkim nga Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar është aktiv në fushën e biznesit. Kompania “Pjeza 2022” që është në emër të bashkëshortes së tij, Valentina Hajri ka marrë “ok”-n nga Këshilli Kombëtar i Territorit për të ngritur një kullë.
Bëhet fjalë për projektin që do të ndërtohet në Durrës dhe do të jetë 18 kate e lartë mbi tokë. Gjithashtu do të ketë edhe 3 kate nën tokë për parkim. Ndërsa vetë Altin Hajri rezulton i shpallur në kërkim që në vitin 2020 për rrëmbimin dhe zhdukjen e Jani Prengës. Ai gjithashtu ka dalë dhe në përgjimet e dosjes që çoi pas hekurave ish-deputetin socialist Jurgis Çyrbja./ZËRI