
Ilir Meta
TIRANË- Selia e Partisë së Lirisë ka rënë pre e grabitësve një natë më parë. Lajmin e ka bërë me dije deputeti Petrit Vasili, i cili shkruan se në zyrat e PL-së kanë hyrë në mesnatë persona të paidentifikuar dhe të paautorizuar duke grabitur rrjetin e komunikimeve elektronike, një pajisje DVR si dhe në mënyrë të fshehtë kanë kryer lidhje, dëmtime dhe këputje të linjave kabllore. Partia e Lirisë ka depozituar denoncimin e kësaj ngjarjeje në Prokurorinë e Tiranës për hetimin dhe identifikimin e autorëve. Në reagimin e tij, Vasili aludon se pas kësaj ngjarjeje qëndron Partia Socialiste.
Poll