
TIRANË- Të paktën 800 ankesa janë paraqitur vitin e kaluar në Inspektoratin Shtetëror të Punës dhe Shërbimeve Shoqërore. Sipas Monitor, arsyeja kryesore ka qenë qasja që punëdhënësit kanë pasur ndaj punëmarrësve, duke mos paguar punën në ditët e pushimit apo orët shtesë. Në këto ankesa dominojnë të paktën tre sektorë: Ndërmarrjet Shtetërore, Sektori i Tregtisë që vijon të ketë problematika për respektimin e kontratave të punës për punëmarrësit, si dhe Ndërmarrjet Prodhuese ku numri më i madh i përket sektorit fason. Gjatë vitit 2023, si efekt i denoncimeve janë bërë kontrolle në 544 subjekte që kanë 35 mijë e 916 punonjës nga të cilët 53% ishin femra.