
Blerina Bala
HIMARË- Blerina Bala është komanduar në krye të Bashkisë Himarë pas një mbledhjeje të shoqëruar me tensione të forta. Votimi i Balajt u bë me dyer të mbyllura. Një pjesë e mbështetësve të Fredi Belerit kërkuan largimin e Vangjel Tavos dhe Blendi Klosit nga mbledhja, madje një prej tyre pështyu në drejtim të prefektit të Vlorës. Pas tensioneve, Tavo së bashku me Klosin u larguan nga mbledhja. Komandimi i Balajt në postin e kryetares së Bashkisë vjen pas arrestimit të Jorgo Goros, i cili më pas dha dorëheqjen nga ambientet e paraburgimit ku ndodhet në Tiranë. Edhe kryetari i zgjedhur i Bashkisë Himarë Fredi Beleri ndodhet gjithashtu pas hekurave.
Poll