
TIRANË- SPAK ka nisur procedimin pasuror për dy personazhe të botës së krimit, të hetuar dhe të dënuar për trafikimin e sasive të mëdha të lëndëve narkotike në Europë. Bëhet fjalë për Princ Dobroshin dhe kunatin e tij, Olsi Syziu. Në mesin e pasurive janë 10 llogari bankare me rreth 133 mijë euro gjendje, një vilë dykatëshe në gjirin e Lalzit, 3 apartamente në Tiranë, në zonën e Kodrës së Diellit dhe te Liqeni i thatë, një automjet i vitit 2015, si dhe një shoqëri tregtare me emrin ‘SLAI’. Princ Dobroshi dhe Olsi Syziu po hetohen për trafik droge nga autoritetet gjermane pasi akuzohen se kanë transportuar kokainë nga Amerika e Jugut për në Gjermani. Princ Dobroshi njihet me nofkën 'Peshkaqeni'. Ai është dënuar në Norvegji me 14 vite burg për trafik heroine.