Video

Ekonomia rritet, por punësimi ra me 20 mijë persona

Edhe grup-mosha 30–64 vjeç ka pësuar rënie me mbi 8,500 persona, çka sugjeron se jo vetëm të rinjtë, por edhe punonjësit me eksperiencë po largohen nga tregu i punës, shpesh drejt emigracionit.

zh.ll
Ekonomia rritet, por punësimi ra me 20 mijë persona
foto ilustruese

TIRANË- Ekonomia e vendit u zgjerua me 3.5 për qind në tremujorin e dytë të këtij viti, por të dhënat e fundit nga INSTAT tregojnë se për periudhën qershor-shtator numri i të punësuarve në grup-moshën 15-64 vjeç ra me 19,561 persona në krahasim me vitin 2024. Monitor shkruan se problemet kryesore lidhen jo me rritjen e personave që kërkojnë punë, por me tkurrjen e vetë forcës së punës. Edhe grup-mosha 30–64 vjeç ka pësuar rënie me mbi 8,500 persona, çka sugjeron se jo vetëm të rinjtë, por edhe punonjësit me eksperiencë po largohen nga tregu i punës, shpesh drejt emigracionit. Zhvillimet demografike mbeten problematike. Popullsia në moshë pune po zvogëlohet, numri i të rinjve që hyjnë në treg vazhdon të bjerë, ndërsa emigracioni mbetet i lartë.

/ZËRI

Poll

MOS HUMB