TIRANË-Forcat Operacionale kanë zhvilluar mëngjesin e sotëm një aksion në lagjen Dobraç, Shkodër dhe në Fushë-Kuqe, Kurbin. Në Dobraç kontrollet kanë qenë tek pjesëtarë të fisit të Bajrave, ndërsa në Fushë Kuqe në pranga janë vendosur Elvin Merlika dhe Alket alias Fred Xhixha të shpallur në kërkim nga Prokuroria e Posaçme. Merlika dhe Xhixha të dyshuar si pjesë e planit të porositur nga Ervis Martinaj për të vrarë Indrit Doklen, u kapën në një banesë pranë lumit në Fushë Kuqe. Gjatë arrestimit u sekuestruan dy armë zjarri pistoleta, dy armë gjahu, dy radio si ato të policisë, një jelek antiplumb dhe municion luftarak. Merlika dyshohet për sigurimin e kushteve për të kryer vrasjen e Indrit Dokles, ndërsa Xhixha dyshohet si personi që bëri të mundur takimin e Nuredin Dumanit dhe Ervis Martinajt.
/ZËRI