
TIRANË- Turisti nga Australia, 28-vjeçari Cameron Twiss dyshohet se është sulmuar nga një ari dhe shpresat për ta gjetur të gjallë sa vijnë e shuhen. I riu u pa për herë të fundit më 13 tetor pasi u nis në një shteg 17 km midis Valbonës dhe Thethit në Alpet Shqiptare. Twiss thuhet se kishte zgjedhur që të udhëtonte i vetëm pa një udhërrëfyes. Policia shqiptare dhe vullnetarët e Shërbimit të Kërkimit dhe Shpëtimit Malor kërkuan dy javë në këmbë, me helikopter dhe me drone të gjithë zonën, por nuk gjetën asnjë shenjë të australianit të zhdukur. Të shtunën, një vullnetar i Shërbimit Shqiptar të Kërkimit dhe Shpëtimit tha se ishte e mundur që Twiss të ishte sulmuar nga një ari i murrmë. Sulme të tilla janë jashtëzakonisht të rralla. Twiss është i dyti turist që zhduket në 2 muajt e fundit. Purnima Flanagan, një mike e Twiss, ka ndarë mesazhet e saj të fundit me të zhdukurin. Në mesazhin e fundit të dërguar, Twiss i tregoi se po pinte raki me një shqiptar që kishte takuar.