Video

Zbardhet plani për vrasjen e Eduart Reçit, arma u ble në "darkweb"

Pas arrestimit të tyre, të dy vëllezërit janë marrë në pyetje nga efektivët e Policisë, por Shkëlqim Duka nuk ka pranuar që të japë deklaratë para kolegëve të tij. I vëllai, Florian Duka ka mohuar të ketë dijeni apo lidhje me ekzekutimin e biznesmenit.

F.m
Zbardhet plani për vrasjen e Eduart Reçit, arma u ble në
Shkëlqim Duka, Eduart Reçi dhe Florian Duka

TIRANË- Për plot pesë ditë me radhë, dy vëllezërit, Shkëlqim Duka oficer i Policisë Gjyqësore në Komisariatin nr.2, në Tiranë dhe Florian Duka, kanë ndjekur biznesmenin Eduart Reçi deri në mbrëmjen e 13 nëntorit, kur edhe e vranë. Kamerat e sigurisë në zonë kanë mundur që të kapin momentin kur qitësi Shkëlqim Duka ka qëndruar në shkallët e pasme të katit të dytë të një hoteli, nga ku ka pasur fushëpamje të pastër për të qëlluar shënjestrën e tij. Pas arrestimit të tyre, të dy vëllezërit janë marrë në pyetje nga efektivët e Policisë, por Shkëlqim Duka nuk ka pranuar që të japë deklaratë para kolegëve të tij. I vëllai, Florian Duka ka mohuar të ketë dijeni apo lidhje me ekzekutimin e biznesmenit. Megjithatë pavarësisht pretendimeve të tyre, Policia e Shtetit thotë se ka prona të mjaftueshme për t'i implikuar me ngjarjen. Arma e krimit dyshohet se është blerë në darkweb, por ende nuk është gjetur. Palët ishin përfshirë në një konflikt pasi biznesmeni Reçi kërkonte që të investonte në një pronë, në kufi me biznesin e dy vëllezërve Duka. Edhe pse ishin takuar disa herë për sqarim, nuk kishin arritur një marrëveshje.

Poll

MOS HUMB