Video

Biznesmenit Hasko i sekuestrohen 2.6 mln € dhe 'Bentley'

Hasko i cili aktualisht ndodhet nën masën e sigurimit “Arrest në shtëpi”, akuzohet për falsifikimin e dokumenteve dhe pastrimin e parave.

F.I
Biznesmenit Hasko i sekuestrohen 2.6 mln € dhe 'Bentley'
foto ilustruese

TIRANË- Prokuroria e Fietr ka sekuestruar 2.6 milionë euro në llogari bankare të biznesmenit Kastriot Hasko, si dhe një automjet luksoz tip “Bentley'. Hasko i cili aktualisht ndodhet nën masën e sigurimit “Arrest në shtëpi”, akuzohet për falsifikimin e dokumenteve dhe pastrimin e parave. Hasko u arrestua së bashku me ish-drejtorët e Kadastrës Ertis Shehu dhe Bardhyl Kapaj, për falsifikim dokumentesh pronësie në zonën e Semanit. Sipas hetimeve të Prokurorisë Hasko ka përdorur dy vendime të falsifikuara të Komisionit të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave Fier, përmes të cilave ka arritur të regjistrojë në emrin e tij dhe të katër personave të tjerë 1143 hektarë tokë në zonat e Semanit të Ri dhe Sheq Marinasit. Në kuadër të hetimit Prokuroria ka vendosur sekuestrimin e 76 pasurive tokë si dhe 150 mijë euro.

/ZËRI

Poll

MOS HUMB