TIRANË- Prokuroria e Tiranës ka regjistruar hetim për çështjes e aeroportit të Vlorës. Hetimi është regjistruar për biznesmenin Behgjet Pacolli, vëllain e tij Emin Pacolli, si dhe shtetasin Nelson Çela, administrator i kompanisë mëmë në Zvicër 'Mabco Construction S.A.'. Shtetasi Nelson Çela u thirr në Prokurorinë e Tiranës dhe më pas nënshkroi edhe dorëheqjen si administrator i kompanisë në pronësi të Pacollit. Hashtag.al njofton se të tre janë zyrtarisht nën hetim për mashtrim me pasoja të rënda, mashtrim kompjuterik, si dhe falsifikim të dokumenteve dhe akteve. Procedimi penal kundër Pacollit dhe dy të tjerëve ka nisur në shtator. Pacolli është duke lidhur ujdi shumë larg për të vënë kolateral aeroportin e Vlorës. Veprimet e tij kanë lënë gjurmë pranë, Kazakistan. Aeroporti i Vlorës është kapacitet strategjik logjistik në Mesdhe, ndërsa mënyra si ka vepruar Pacolli ka ngritur shqetësime se ai mund të jetë duke krijuar korridor për interesa strategjike ruse në Shqipëri. Rezulton se nga hetimet e largëta të vitit 1997 të ish-prokurores Carla Del Ponte, Pacolli drejtonte në Zvicër një kompani me gjithsej 5 veta staf në punë, zyra e tij ishte më e vogël se një redaksi portali online, por nga ana tjetër në kompaninë e tij “Mabetex” faturoheshin kontrata miliardëshe nga Kazakistani dhe Kremlini. Kartat e tij të kreditit përdoreshin edhe nga vajza e presidentit të Rusisë.
/ZËRI