TIRANË- Detaje të reja janë zbulohen në lidhje me dosjen gjigante të "Bankers Petrolium", ku me sa duket rrethi i hetimeve po zgjerohet. Bëhet fjalë për përfshirjen e politikanëve dhe bizneseve të mëdha në aferën miliardëshe, për të cilën tashmë i takon SPAK-ut të hetojë. SPAK do të duhet të hetojë zyrtarët e lartë dhe biznesmenët që kanë ndihmuar “Bankers” të justifikojë ato fatura, që janë fatura fiktive. Ndër ta, mund të përmendim sipas burimeve, studion ligjore të ish-deputetit Alket Hyseni që ka faturuar miliona euro "Bankers", apo banka të përfshira si “Raiffeisen Bank”, biznesmenë të fuqishëm që kanë justifikuar faturat. Burime bëjnë me dije se SPAK i ka parcaktuar rolet në këtë aferë por nuk është arritur ende deri në masa konkrete sigurie. Më 4 tetor, Prorkuroria e Fierit shpalli moskompetencën për hetimin e çështjes, duke ia kaluar SPAK-ut. Vendimi është marrë për shkak të dyshimeve se në këtë çështje mund të jenë të përfshirë zyrtarë të lartë shtetërorë, të cilët hyjnë nën juridiksionin e SPAK për hetim.
/ZËRI