
Marklen Haka
NIKËL-Arrestohet në Nikël, Marklen Haka. ZËRI ka siguruar pamjet e arrestimit të tij, ku me këmbë të zbathura futet në ambientet e Drejtorisë së Policisë së Shtetit. Marklen Haka i njohur si anëtar i Bandës së Niklës është arrestuar në kuadër të operacionit "Revanshi". Haka kishte rreth një muaj që kishte ardhur nga Dubai ku jetonte prej kohësh. Dyshohet se ai ka hyrë në vend ilegalisht nga Kosova. Haka akuzohet për vrasje të mbetur në tentativë ndaj Durim Bamit, pjesëmarrje në grup kriminal dhe armëmbajtje pa leje.
/ZËRI
Poll