Video

AKSHI shndërrohet zyrtarisht në monopol privat

Fitues i tenderit u shpall sërish kompania Soft & Solution e biznesmenit Ermal Beqiri.

F.m
AKSHI shndërrohet zyrtarisht në monopol privat
FOTO ILUSTRUESE

TIRANË-Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit është shndërruar praktikisht në një monopol privat, teksa thuajse të gjithë tenderat e saj shkojnë në vetëm një dorë. Bëhet fjalë për miliarda lekë, në një treg ku nuk ka më garë. Këtë të enjtë AKSHI shpalli fituesin e tenderit 5 milionë euro për përmirësimin e infrastrukturës së çelësave publikë. Edhe këtë herë nuk pati asnjë surprizë. Fitues i tenderit u shpall sërish kompania Soft & Solution e biznesmenit Ermal Beqiri. Kapitali ka publikuar të dhënat zyrtare nga vetë Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit. Siç duket qartë nga tabela, gjatë këtij viti AKSHI ka prokuruar në total 34.9 milionë euro tendera. Nga këto 28.1 milionë janë fituar nga kompania Soft & Solution. Të dhënat zyrtare nga bilancet tregojnë se kompanitë që marrin tenderat e teknologjisë së informacionit nga AKSHI, janë bizneset më fitimprurëse në Shqipëri. Normat e tyre të fitimit pas taksave shkojnë deri mbi 60 për qind e xhiros. Por pavarësisht këtij biznesi kaq lukrativ, tregu nuk ka konkurrencë fare. Përqëndrimi i një tregu kaq shumë fitimprurës deri në këtë shkallë ka vetëm dy arsye. Ose paratë e AKSHI-t nuk i do asnjë biznes tjetër, ose këta të fundit nuk i marrin dot se tregu ka barriera të forta hyrëse. Përtej arsyeve, të dhënat janë kokëforta. AKSHI tani nuk është më një institucion publik, por thjesht një mekanizëm që duket se ka vetëm një funksion. Të pompojë paratë e buxhetit të shtetit vetëm në një drejtim. One man show, me lum miliardash.

/ZËRI

Poll

MOS HUMB