KËLCYRË- Tetë persona kanë humbur jetën si pasojë e një aksidenti tragjik të ndodhur në Këlcyrë. Edison Bregaj, ka qenë duke udhëtuar me shtatë emigrantë të vendeve të treta, kur është pikasur nga policia në afërsi të fshatit Kuqar në Këlcyrë. Bregaj nuk ka ndaluar pavarësisht sinjaleve që i janë dhënë nga autoritetet dhe në një moment ka humbur kontrollin e mjetit duke rënë në humnerë në 100 metra thellësi. Për pasojë humbën jetën të tetë personat, shoferi shqiptar dhe shtatë emigrantët nga vendet e Lindjes së Mesme.
Poll