Aktualitet

Aksident me 8 viktima në Këlcyrë, vdes shoferi nga Shkodra dhe 7 emigrantë

Mjeti dyshohet se ka rënë nga një lartësi e madhe në shtratin e lumit Vjosa

E.K
Aksident me 8 viktima në Këlcyrë, vdes shoferi nga Shkodra dhe 7
makina e shkaterruar

KËLCYRË- Një aksident me pasoja tragjike ka ndodhur në orët e para të mëngjesit, rreth orës 4:00, në aksin “Këlcyrë- Përmet”, ku një makinë e tipit “Benz” humbi drejtimin dhe ka rënë në anën e lumit Vjosa.

Nga ky aksident kanë ngelur 8 persona, ku dyshohet se janë emigrantë nga Lindja e Mesme, ndërsa shoferi i makinës nga qyteti i Shkodrës.

Mësohet se në drejtimin e mjetit ka qenë shtetasi Edison Bregaj, ndërkohë që identitetet e emigrantëve që kanë humbur jetën nuk dihen ende.

Burime bëjnë me dije për ZËRIN, se dyshohet se shoferi i mjetit që transportonte emigrantët ka tentuar që t'i largohet ndjekjes së policisë. 

Mjeti ka përfunduar totalisht i shkatërruar, pasi ka rënë nga një lartësi prej rreth 100 metrash. 

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor i cili nën drejtimin e Prokurorit punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

Gjithashtu në vendngjarje ndodhen Drejtori Vendor i Policisë, Drejtori i Departamentit për Kufirin, Drejtori i Policisë Rrugore dhe Drejtori i Rendit Publik.

Po në vendngjarje ndodhen dhe dy grupe të Forcës Kombëtare të Sigurisë. Në përfundim të veprimeve të para do ketë njoftim më të detajuar. /ZËRI 

Poll

MOS HUMB