Aktualitet

Përdhunoi 70-vjeçaren greke/ Shqiptari dënohet me 13 vite burg, e moshuara: Më tha të dua

E moshuara ka rrëfyer të gjithë ngjarjen e rëndë, duke treguar se shqiptari mbante thikë në duar.

f.t
Përdhunoi 70-vjeçaren greke/ Shqiptari dënohet me 13 vite burg,
FOTO ILUSTRUESE

GREQI- Një shqiptar është dënuar me 13 vite burg nga një gjykatë greke në Rodos nën akuzën se ka përdhunuar një 70 vjeçare greke. Mediat greke shkruajnë se ngjarja ka ndodhur në datën 9 qershor të vitit të kaluar teksa e moshuara flinte në shtëpinë e saj përdhese në Skala Patmos kur ndjeu se dikush hapi derën e banesës së saj.

E moshuara ka rrëfyer të gjithë ngjarjen e rëndë, duke treguar se shqiptari mbante thikë në duar duke e kërcënuar se nëse nuk do të kryente marrëdhënie seksuale me të, do ta godiste. Në dëshminë e saj e moshuara pretendon se gjatë abuzimit i tha “nuk ke të dashur, çfarë do me mua, unë jam një grua e sëmurë dhe plakë” dhe ai i tha “të dua, kam ditë që të shikoj” .

Gjatë kryerjes së aktit, viktima nuk ka bërë rezistencë, pasi kishte frikë. I akuzuari i tha asaj që të mos fliste dhe se për dhjetë minuta do të përfundonte. Pavarësisht pretendimeve të shqiptarit, gjykata greke rrëzoi kërkesën e tij për dënim më të reduktuar.

/ZËRI

Poll

MOS HUMB