Aktualitet

Banorët e Thirrës 14 ditë në çadër/ Bllokojnë punimet e HEC: Bagëtitë po ngordhin për ujë

Banorët shprehen se ujin e përdorin për vaditjen e tokave dhe bagëtinë, të cilat po ngordhin.

f.t
Banorët e Thirrës 14 ditë në çadër/
PAMJE NGA NGJARJA

MIRDITË-Banorët e fshatrave Thirre, Sang dhe Hebe në Mirditë kanë vijuar me protestat e tyre kundër ndërtimit të HEC-it dhe fabrikës se ujit në lumin Fan. Prej 14 ditësh ata po qendrojnë në një çadër pranë kantierit të ndërtimit për të mos lejuar vazhdimin e punimeve. Banorët janë shprehur se do të bëjnë roje derisa Gjykata e Administrative e Apelit të dalë me vendim përfundimtar. Sipas tyre uji që merret shkakton dëme për ekonominë e zonës, dhe jo vetëm. Ata shprehen se ujin e përdorin për vaditjen e tokave dhe bagëtinë, të cilat po ngordhin.

“Kemi ardhur në përkrahje të banoërve të Thirrës që janë ngritur në mbrojtje të burimeve ujore. 2500 bagëti po ngordhin për ujë sepse s’ka pikë uji. Ato burime që kemi pasur nga hapja e tuneleve kanë shterruar”, tha Dhimiter Koleci, për Report.Tv banor Zall-Gjocaj.

“Duam të zhvillojmë bujqësinë dhe turizmin, ndaj nuk lejojmë futjen e ujit në tuba”, tha Besnik Paci, banor i fshatit Thirrë.  

“Kam mbjellë arra dhe gështenja. Bashkë me vëllezerit duam të bëjmë biznes, por por këta s’na lejojnë, po na marrin ujin e burimeve. Në vend që të festojmë për Pashkë në shtëpitë tona, jemi detyruar të rrimë roje këtu në mal”, u shpreh Ndue Prenga banor i Thirrës.

Banorët pretendojnë se kompania “Sang 1” prej disa javësh ka punuar në kundërshtim me vendimin e bashkisë Mirditë, e cila ka firmosur pezullimin e punimeve për shkak të disa shkeljeve nga kompania. Banorët shprehen të vendosur në betejën e tyre dhe ju bëjnë thirrje institucioneve shtetërore që të mos bëhen palë me paligjshmërinë.

Më 28 shkurt bashkia Mirditë pezulloi punimet dhe gjobiti kompaninë me 3 milion lekë, për shkak të mungesave në dokumentacion. Pavarësisht këtij vendimi puna në terren ka vijuar deri sot. Ndërkohë banorët vazhdojnë betejen ligjore në gjykatën e Apelit me kompaninë Sang 1. Koncesioni për 5 HEC-et në Kaçinar të Mirditës është dhënë në vitin 2018, por deri tani banorët e 7 fshatrave përmes protestave të vazhdueshme nuk e kanë lejuar kompaninë të nisë punë.

Projekti po zbatohet nga kompania “Sang 1” shpk. Beteja për këtë çështje vijon të jetë në dyert e gjykatave, por ende nuk ka një vendim të formës së prere, ndërsa deri më tani janë kryer mbi 50% e punimeve./ZËRI

Poll

MOS HUMB