Video

Taksisti i droguar i "Lux Taxi" u rrezikonte jetën qytetarëve

Kështu Patrulla, duke kërkuar mbështetje nga Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë, i shkuan në shtëpi dhe e vendosën në pranga.

F.m
Taksisti i droguar i "Lux Taxi" u rrezikonte jetën
Taksisti i Lux Taxi

TIRANË- Kur po bëhet thuajse një muaj nga publikimi i dokumentarit të "ZËRI"-t, Narco Taxi, Policia ka kapur një taksist nën efektin e lëndëve narkotike. Në zonën e Xhamllikut, Policia e Shtetit ka vendosur në pranga shoferin e "Lux Taxi", që po i jepte mjetit nën efektin e lëndëve droguese "THC". Për shkak se ishte nën efektin e lëndëve narkotike, taksisti ra në sy me mënyrën sesi po i jepte mjetit, por kur iu dha sinjali dhe nuk i ndaloi patrullës. Kështu Patrulla, duke kërkuar mbështetje nga Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë, i shkuan në shtëpi dhe e vendosën në pranga. Ky është aksioni i parë, që bëhet për të goditur rrjetin e taksive që shërbenin si korrierë droge në Tiranë. Edhe pse ZËRI i ka dorëzuar të gjitha të dhënat dhe është treguar bashkëpunues ndaj autoriteteve kompetente, deri më tani nuk ka pasur asnjë verifikim mbi kompanitë që duket se vazhdojnë biznesin brenda biznesit. Droga vazhdon dhe shitet e konsumohet nga taksistët, ndërkohë që qytetarët ende nuk janë të sigurtë për shërbimin që marrin.

Poll

MOS HUMB