Video

Vrasja e nënë e bir/ Akuzë e re për Talo Çelën e Festim Qolin

Akuza e re është ngritur ndaj Çelës dhe Qolit, në lidhje me vrasjen e nënë e bir, Elvis dhe Fatmira Dedjas.

k.m.
Vrasja e nënë e bir/ Akuzë e re për Talo Çelën e
Foto ilustruese

TIRANË- Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka përfunduar hetimet ndaj të shumëkërkuarit Talo Çela dhe Festim Qolit. Akuza e re është ngritur ndaj Çelës dhe Qolit, në lidhje me vrasjen e nënë e bir, Elvis dhe Fatmira Dedjas.

Ndaj Çelës, SPAK ka ngritur akuzë të re për vrasjen e Fatmira Dedjas. Ndërkohë për Qolin, prokurorët kanë ngritur akuzë si për vrasjen e saj, por edhe për ekzekutimin e djalit të saj, Elvis Dedja.

I penduari i drejtësisë, Nuredin Dumani ka rrëfyer se kush qëndron pas vrasjes së Elvis Dedajt dhe nënës së tij, Fatmira Dedaj, e cila u dhunua dhe u godit me thikë për shkak se iu vendos pas ekzekutorëve të të birit. Bazuar në dëshminë e Nuredin Dumanit, Qoli pagoi 40 mijë euro për të vrarë Fatmira Dedjan për shkak se ajo “fliste”./ZËRI

Poll

MOS HUMB