Video

BE i vendos afate qeverisë për paketën e Medias

Pas raportit, ku kërkohej fuqizim dhe pavarësi, transparencë me burimet shtetërore dhe mbrojtje për gazetarët, përfaqësuesja e Komisionit, Sigrid Brettel ka thënë në një deklaratë në Komitetin Parlamentar se deri në tetor duhet të jenë miratuar paketa për median

f.g
BE i vendos afate qeverisë për paketën e Medias
FOTO ILUSTRUESE

TIRANË-Komisioni Europian e ka qartësuar edhe më tej qendrimin në lidhje me reformën themelore që Shqipëria duhet të ndërmarrë në lidhje me median. Pas raportit, ku kërkohej fuqizim dhe pavarësi, transparencë me burimet shtetërore dhe mbrojtje për gazetarët, përfaqësuesja e Komisionit, Sigrid Brettel ka thënë në një deklaratë në Komitetin Parlamentar se deri në tetor duhet të jenë miratuar paketa për median dhe reforma për Korrupsionin, drejtësinë dhe barazinë gjinore. Bëhet fjalë më së pari për një paketë kundër korrupsionit (përfshirë konfliktin e interesit, mbrojtjen e sinjalizuesve), së dyti paketa për median, së treti një paketë ligjore për drejtësinë, veçanërisht për anëtarët jo-magjistratë të Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë, dhe së katërti një paketë për barazinë gjinore.

/ZËRI

Poll

MOS HUMB