TIRANË- Të tjera detaje janë zbardhur nga plagosja e efektivit të policisë, 20-vjeçari Arsen Toska, ngjarje e ndodhur mbrëmjn e 18 majit. Efektivi Toska mbeti i plagosur me armën e tij të shërbimit, ndërsa autori i dyshuar, Zamir Skënderi, 45-vjeç, dyshohet se e qëlloi atë brenda automjetit të policisë. Ngjarja ndodhi në fshatin Kutalli, në Dimal, gjatë transportimit të të arrestuarit nga Fieri. Efektivi 20-vjeçar prej 3 ditësh ndodhet në Spitalin e Traumës, ku po merr trajtim mjekësor për dëmtime serioze dhe palëvizshmëri të gjymtyrëve të poshtme. Sipas burimeve nga grupi hetimor, autori është marrë disa herë në pyetje dhe ka deklaruar se nuk kujton asgjë nga ngjarja, pasi pretendon se ishte nën efektin e lëndëve narkotike: “Nuk mbaj mend asgjë nga ajo që ka ndodhur pasi kam qenë nën efektin e lëndëve narkotike”.
/ZËRI