Video

Tritol në derën e dyqanit të Noizyt në Durrës, këto janë PAMJET nga vendi i ngjarjes (VIDEO)

Ngjarja është regjistruar në lagjen nr. 13, në zonën e Plazhit. Sipas Policisë, lënda është gjetur e pashpërthyer, ndërsa pas sinjalizimit në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor.

zh.ll
Tritol në derën e dyqanit të Noizyt në Durrës,
pamje-biznesi i noizyt ne durres

DURRËS- Këto janë pamjet e biznesit të reperit Rigels Rajku, i njohur si Noizy, në zonën e Plazhit në Durrës, ku në orët e para të mëngjesit u gjet një sasi e vogël e dyshuar lënde eksplozive pranë derës.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Ngjarja është regjistruar në lagjen nr. 13, në zonën e Plazhit. Sipas Policisë, lënda është gjetur e pashpërthyer, ndërsa pas sinjalizimit në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor.

Ky është rasti i dytë që lidhet me vendosjen e lëndëve eksplozive në bizneset e këngëtarit. Në vitin 2022, një sasi tritoli shpërtheu në lokalin e tij në Durrës, duke shkaktuar dëme materiale.

Pas ngjarjes së sotme, autoritetet kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit ose autorëve të dyshuar./ZËRI

Poll

MOS HUMB