SHKODËR-Policia e Shkodrës ka zbardhur ngjarjen e ndodhur dy ditë më parë në fshatin Dragoç në Postribë të Shkodrës, ku mbeti i vrarë i riu Ramazan Mataj. Policia ka publikuar momentin kur autori, Arjon Hasaj është larguar me biçikletë pas kryerjes së krimit.
Në videon e publikuar uniformat blu shihen teksa kanë gjetur armën e zjarrit në oborrin e banesës së familjes Hasaj, me të cilën dyshohet se autori ka kryer vrasjen. Autori i dyshuar Arjon Hasaj është ndihmuar nga vëllai i tij, Klisman Hasaj, për sigurimin e kushteve për të kryer vrasjen dhe për të fshehur armën e krimit.
33-vjeçari u ekzekutua vetëm 2 kilometra larg banesës së tij, ku edhe ishte duke shkuar me mjetin e tij, tip "Mercedez Benz". Viktima kishte jetuar për afro 1 vit e gjysmë në Belgjikë, bashkë me të vëllain, i cili ndodhet atje, dhe pas kthimit punonte në ndërtim në Malin e Zi. Shaku i ngjarjes, dyshohet të jetë ndikimi i viktimës në prishjen e marrëdhënieve bashkëshortore të motrës së autorit./ZËRI