Aktualitet

Protesta e PD/ SPAK urdhëron Prokurorinë e Tiranës të hetojë veprimet e Policisë

Të nesërmen e protestës, grupi parlamentar i Partisë Demokratike bëri kallëzim penal në SPAK, por edhe në Prokurorinë e Tiranës

k.m.
Protesta e PD/ SPAK urdhëron Prokurorinë e Tiranës të
Foto ilustruese

TIRANË- Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka urdhëruar Prokurorinë e Tiranës që të nisë hetimet për veprimet e Policisë së Shtetit gjatë protestës së opozitës më 23 dhjetor. SPAK shpalli moskopetencën për denoncimin e PD dhe ia referoi Prokurorisë që ka juridiksionin. Po ashtu, në dokumentin që Altin Dumani i ka dërguar Prokurorisë së Tiranës, kërkon nisjen e hetimeve dhe në rast se gjenden vepra penale dhe autorë, për të cilët kompetente është Prokuroria e Posaçme, dosja të ridërgohet tek SPAK. 

"Ndodhur në këto kushte, vlerësohet se duhet të kryehen verifikime të mëtejshme në lidhje me faktet e pretenduara nga kallzimtari në kë të kallzim në lidhje me veprimet e pretenduara të kryera nga drejtori i Policisë Vendore Tiranë dhe veprimet e punonjësve të Policisë që kaë shoqëruar pas protestën/tubimin e Partisë Demokratike të zhvilluar në dt.23.12.2024, ora 17.00, veprimeve këto që nga të dhënat e ofruara deri më tani konstatohet se orientohen në drejtim të veprave penale.Nëse pas verifikimeve apo hetimeve të kryera nga naa juaj, do të rezultojnë elemente të figurave të veprave penale të parashikuara, ku autorë të mundshëm të veprës penale do të jenë subjekte për hetimin e të cilëve kompetente është SPAK, të na ridërgohen aktet e procedimit penal në fjalë. Përsa më sipër ju përcillet për kompetencë materiale kallëzues i mëpsipërm,"-shkruan kreu i SPAK, Altin Dumani në dosjen e dërguar tek Prokuroria e Tiranës. 

Protesta e PD/ SPAK urdhëron Prokurorinë e Tiranës të

Të nesërmen e protestës, grupi parlamentar i Partisë Demokratike bëri kallëzim penal në SPAK, por edhe në Prokurorinë e Tiranës. Kallëzimi ishte kundër ministrit të Brendshëm, Ervin Hoxha; drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Ilir Proda; drejtorit të Drejtorisë Vendore Tiranë, dhe zyrtarëve të tjerë të Policisë së Shtetit. Sipas demokratëve, në kallëzim ka faktet dhe provat që dëshmojnë sesi tubimi i njoftuar nga Partia Demokratike ishte tërësisht i ligjshëm, por u penguan nga Policia e Shtetit, madje dhe ndaj tyre dhe qytetarëve të pranishëm në protestë u ushtrua dhunë.

“Penguan tubimin, ushtruan dhunë, konsumuan 6 vepra penale,”- thekson PD, në njoftimin zyrtar në lidhje me denoncimin e depozituar.

VEPRAT PENALE QË PRETENDON PD:

Veprat janë; “dëmtime të tjera me dashje”, “shpërdorimi i detyrës”, “kryerja e veprimeve arbitrare”, “mosmarrja e masave për të ndërprerë gjendjen e paligjshme”, “shkelja e barazisë së shtetasve”, “pengim në ushtrimin e të drejtës për t’u shprehur, grumbulluar apo manifestuar”, të kryera në bashkëpunim.

DOKUMENTI I PLOTË I KALLËZIMIT MË POSHTË:

Dokumenta bashkëngjitur

Poll

MOS HUMB