Video

Nëna e Santiago Malkos paralajmëron vetëgjyqësi

Nëna e Malkos ka shpërthyer në lot dhe në akuza, duke paralajmëruar dhe vetëgjyqësi për Leonard Dukën

F.m
Nëna e Santiago Malkos paralajmëron vetëgjyqësi
Leonard Duka dhe Santiago Malko

TIRANË-Një përplasje ka ndodhur sot mes Leonard Dukës dhe nënës së Santiago Malkos në sallën e gjyqit. Nëna e Malkos ka shpërthyer në lot dhe në akuza, duke paralajmëruar dhe vetëgjyqësi për Leonard Dukën, por trupa gjykuese e ka nxjerrë jashtë. Seanca vijoi me marrjen në pyetje të Dukës, i cili mohoi që të ketë pasur llogari në aplikacionin “Sky ECC”. Përsa i përket marrëdhënies me Ervis Martinajn, Duka pranoi se e kishte takuar, por mohoi të ketë pasur komunikime të tjera me të. Dhunimi i babait të vëllezërve Duka dyshohet se është edhe pika që ndezi armiqësinë mes Dukës dhe Martinajt, por në sallën e gjyqit, ai e ka mohuar një gjë të tillë. Malko dyshohej se ishte pikërisht personi që kishte dhunuar babanë e Leonard Dukës me urdhër të Martinajt. Seanca është shtyrë dhe pritet edhe marrja në pyetje e babait të Leonard Dukës, Muhamet Duka.

/ZËRI

Poll

MOS HUMB