
Jonaid Myzyri
TIRANË- Kreu i Komisionit të Prokurimeve Publike (KPP), Jonaid Myzyri është marrë i pandehur nga Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për shkelje të barazisë në tender. Ai akuzohet se këtë vepër penale e ka kryer në bashkëpunim. Në ditët në vijim Myzyri pritet të paraqitet në ambientet e Prokurorisë së Posaçme për t'u njohur zyrtarisht me akuzën.
Ai dyshohet se ka shpërdoruar detyrën në tenderin për spërkatjen e mushkonjave. Tenderi u zhvillua në vitin 2023 me disa lote për dezinsektimin e zonave urbane dhe bregdetare, nga Velipoja në Ksamil, por në lotet e Fierit dhe Vlorës u gjetën shkelje.
Poll