Video

Me dokumente false, e automatik...Si ra në pranga Adi Çoba

Gjithashtu u krye edhe sekuestrimi i pasurive të paluajtshme dhe të luajtshme në Shqipëri dhe Itali, në vlerën e disa miliona eurove.

F.I
Me dokumente false, e automatik...Si ra në pranga Adi Çoba
Adi Çoba

TIRANË-SPAK ka dalë me njoftim zyrtar lidhur me arrestimin e Adi Çobës, i shpallur në kërkim në kuadër të operacionit të përbashkët italo-shqiptar "Ura", që goditi një rrjet të dyshuar të trafikut ndërkombëtar të drogës. Prokuroria bën me dije se më 2 korrik 2026, në lagjen Shkozet të Durresit, personeli i Qendrës së Operacioneve DIA në Bari dhe Byrosë Kombëtare Hetimore (BKH) kryen arrestimin e Çobës. Në momentin e arrestimit, Çoba posedonte një pistoletë automatike, me një fishek në fole dhe dy karikatorë, para të gatshme, si dhe dokumente të falsifikuara, përfshirë një kartë identiteti dhe një patentë drejtimi italiane. Gjithashtu u krye edhe sekuestrimi i pasurive të paluajtshme dhe të luajtshme në Shqipëri dhe Itali, në vlerën e disa miliona eurove.

/ZËRI

Poll

MOS HUMB