Video

Arrestime pa policinë-Çfarë deklaroi Braho te Ligjet

I pyetur për çështjen e ndërhyrjeve të BKH-së për arrestimin e personave në kërkim pa asistencën e Policisë së Shtetit, Braho tha se SPAK dhe BKH nuk duhet të varen nga institucione të tjera

zh.ll
Arrestime pa policinë-Çfarë deklaroi Braho te Ligjet
Klodian Braho

TIRANË-Kreu i SPAK, Klodian Braho ka prezantuar sot raportin vjetor të Strukturës së Posaçme për vitin 2025, në Komisionin e Ligjeve. Gjatë fjalës së tij, Braho theksoi se lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar po zhvillohet në një terren të ri, atë të krimit kibernetik, gjurmimit të kriptovalutave dhe analizës së provave digjitale. Në përballjen me krimin e organizuar, Braho vlerësoi se bashkëpunimi ndërkombëtar ka luajtur rol kyç dhe mbetet një prioritet i vazhdueshëm për SPAK-un. I pyetur për çështjen e ndërhyrjeve të BKH-së për arrestimin e personave në kërkim pa asistencën e Policisë së Shtetit, Braho tha se SPAK dhe BKH nuk duhet të varen nga institucione të tjera, por duhet të kenë pavarësi procedurale dhe operacionale. Po ashtu, Braho ngriti edhe shqetësimin për statusin e prokurorëve të posaçëm pas përfundimit të mandatit 9-vjeçar, duke theskuar se kjo është një problematikë e përsëritur dhe që ndikon drejtpërdrejt në vazhdimësinë e punës.

/ZËRI

Poll

MOS HUMB