TIRANË-Shqipëria vazhdoi të përballet me një sfidë strukturore në tregun e punës së të rinjve, ku 20,1% e grup-moshës 15-29 vjeç rezultojnë jashtë sistemit arsimor, pa punë dhe pa përfshirje në formim profesional (NEET) në vitin 2025. Të dhënat e fundit zyrtare nga INSTAT tregojnë se brenda kësaj grup-moshe në Shqipëri, 38,5% e të rinjve rezultojnë të papunë aktivë, pasi janë duke kërkuar punë dhe janë të gatshëm të hyjnë në tregun e punës. Pjesa tjetër 1,6 % mbetet jashtë tregut të punës pasi klasifikohen si të dekurajuar, ndërsa 19,5% janë të angazhuar në detyra familjare, duke rritur fëmijë apo duke u kujdesur për dikë në familje. Në paradoks me të rinjtë, numri i të punësuarve në moshën mbi 65 vjeç ka pësuar rritje.
/ZËRI