
Këtë fundjavë, “Black Friday” ju pret sërish në TEG me larmishmëri ofertash në të gjitha kategoritë: nga moda dhe teknologjia, deri tek dhuratat e para për festat e fundvitit.
Kur Tirana East Gate hapi dyert në nëntor të vitit 2011, në Shqipëri u prezantua për herë të parë një standard i
ri për përvojën e blerjeve, si dhe një kulturë e re konsumi e panjohur më parë për tregun vendas.
Pikërisht në TEG, vizitorët u njohën për herë të parë me një koncept të mirëfilltë “Black Friday”, me ulje si
askund tjetër, për një kohë të limituar. Që prej asaj kohe, “Black Friday” në TEG është shndërruar në një nga
momentet më të shumëpritura nga blerësit.
E këtë nëntor, teksa TEG feston 15 vjet histori dhe transformim, ai vazhdon të mbetet pika e referimit për
blerjet e “Black Friday”, duke i ofruar vizitorëve një kombinim unik markash, ofertash dhe eksperiencash.
Qoftë një pallto e re, elektroshtëpiaket që plotësojnë shtëpinë tuaj, apo dhuratat e para poshtë pemës së
fundvitit, TEG mbetet prej 15 vitesh shtëpia e “Black Friday” për të gjithë vizitorët.
E premtja e uljeve në markat kryesore të modës
Këtë të premte, më 27 nëntor, në TEG vijnë uljet më të shumëpritura të vitit. Në markat më të kërkuara si Zara,
Massimo Dutti, Pull & Bear dhe Stradivarius do të gjeni ulje deri në 40%, teksa në Bershka uljet do të arrijnë
deri në 50%. Por, ofertat dhe uljet e dedikuara vijojnë gjithashtu edhe në brande të tjera si Fashion & Friends,
Nike, Mango, Koton, Yamamay, Adidas, DeFacto dhe më shumë, duke ofruar një shumëllojshmëri zgjedhjesh
për stilin tuaj.
Teknologji dhe elektroshtëpiake me çmimet më të mira te Neptun
Nëse jeni duke kërkuar të rinovoni elektroshtëpiaket në shtëpinë tuaj, një televizor të ri apo pajisje elektronike
me çmimet më të mira, këtë fundjavë në Neptun do të mund të përfitoni nga uljet deri në 65% në artikuj të
përzgjedhur.
Shumëllojshmëri ofertash për shtëpinë tuaj
Në INTERSPAR në TEG, këtë “Black Friday” do të keni mundësinë të përfitoni nga çmimet dhe ofertat më të
mira në një gamë të gjerë produktesh, nga ushqimet e deri te produktet për shtëpinë. Ndërkohë në JYSK,
ofertat e Black Friday sjellin ulje deri në 70%, teksa ofertat deri në 75% vijojnë gjithashtu në Comodita Home.
Për dhomën tuaj të gjumit, në TEG kanë menduar Dorelan dhe Worldflex, respektivisht me ulje deri në 40%
dhe 25%.

Çfarë nuk duhet të humbisni
Për fëmijët, markat e mirënjohura si Petit Bateau, Monnalisa ofron ulje deri në 50%, teksa në Sarabanda & iDO
gjeni 20% ulje në të gjithë koleksionin aktual. Ndërkohë, në Kiabi vijon oferta “Bli 4 produkte, të pestin e merr
falas”.
Për bukurinë dhe kujdesin personal, KIKO Milano ju fton për një “makeup haul”, ku ju mund të zgjidhni 6
produkte dhe të paguani vetëm 3. Parfumet tuaja të preferuara vijnë me ulje deri në 50% në Beauty & The City
në TEG, ndërsa për lëkurën tuaj mendojnë L’Occitane, Yves Rocher, etj.
Këtë fundjavë, TEG mirëpret këdo që dëshiron të përfitojë nga uljet, si dhe të përjetojë argëtimin dhe
gastronominë në një destinacion të vetëm. Për më shumë detaje rreth ofertave të “Black Friday”s, ndiqni teg.al
dhe Instagramin e TEG.
TEG është pjesë e Grupit BALFIN, një grup ndërkombëtar investimesh, me një portofol të diversifikuar dhe
aktivitet në 14 shtete dhe 2 kontinente.