Qytetërim

"Nuk e dinin se..."/ Alarmohet Anglia, 2 “skifterë” shqiptarë kapen duke grabitur rezidencën e Princit William

Sipas The Sun, njëri prej burrave kishte paraqitur një kërkesë për azil, e cila tani ka skaduar, ndërsa statusi i banimit në Mbretërinë e Bashkuar i të dyshuarit tjetër është ende i paqartë.

zh.ll
"Nuk e dinin se..."/ Alarmohet Anglia, 2 “skifterë”
princi william dhe princesha e wellsit, kate midletton

BRITANI- Rezidenca e Princit William dhe Kate Middleton në Norfolk të Anglisë ka rënë pre e një tentative grabitjeje, ndërsa në pranga kanë rënë dy shqiptarë. Mediat britanike raportojnë se të arrestuarit janë shqiptarë, ndërsa njëri prej tyre kishte kërkuar më parë azil në Mbretërinë e Bashkuar.

Sipas The Sun, njëri prej burrave kishte paraqitur një kërkesë për azil, e cila tani ka skaduar, ndërsa statusi i banimit në Mbretërinë e Bashkuar i të dyshuarit tjetër është ende i paqartë.

Dyshohet se burrat kanë qenë hajdutë, të cilët hynë me forcë në pronë pa e ditur se ishte shtëpia e çiftit mbretëror, ndërsa hetimet për motivet e tyre janë duke vazhduar.

Hajdutët e dyshuar “nuk e dinin se ishte shtëpia e çiftit mbretëror” në pronën Sandringham, raporton The Sun.

Sipas raportimit të “The Sun”, pas arrestimit të dy personave, policia ka kryer kontrolle të mëtejshme në pronë, për shkak të dyshimeve se në ngjarje mund të ketë qenë i përfshirë edhe një person i tretë.

Vjedhja me forcë ndodhi ndërsa ëilliam thuhet se po takohej me Kryeministrin e Mbretërisë së Bashkuar Andy Burnham për të diskutuar "prioritetet e përbashkëta". 

Rezidenca gjeorgjiane me tulla të kuqe ndodhet në pronën private Sandringham në Norfolk dhe është rreth dy milje (3 km) në lindje të Sandringham House, një nga rezidencat private të Mbretit.

Rezidencën e Norfolkut iu dhurua çiftit mbretëror nga Mbretëresha e ndjerë Elizabeth si dhuratë martese në vitin 2011./ZËRI

MOS HUMB