Aktualitet

Të shtunën protesta kombëtare e studentëve, sindikata kërkon solidaritetin e pedagogëve

Përmes një njoftimi të publikuar në faqen e saj zyrtare sindikata u ka bërë thirrje pedagogëve dhe punonjësve të universiteteve që t’i bashkohen tubimit në shenjë solidariteti me studentët dhe kërkesat e tyre për arsim cilësor.

M.K.
Të shtunën protesta kombëtare e studentëve, sindikata
foto nga protesta

TIRANË- Sindikata e Punonjësve të Universiteteve të Shqipërisë ka dalë në mbështetje të protestës kombëtare të studentëve, e cila është paralajmëruar të zhvillohet këtë të shtune më 14 nëntor përpara Ministrisë së Arsimit.

Përmes një njoftimi të publikuar në faqen e saj zyrtare sindikata u ka bërë thirrje pedagogëve dhe punonjësve të universiteteve që t’i bashkohen tubimit në shenjë solidariteti me studentët dhe kërkesat e tyre për arsim cilësor.

“Protestë kombëtare studentore! Sindikata e Punonjësve të Universiteteve të Shqipërisë mbështet protestën kombëtare të studentëve dhe fton të gjithë pedagogët dhe punonjësit e universiteteve që dëshirojnë t’i bashkohen. Në solidaritet me studentët, për arsim cilësor dhe dinjitet!” thuhet në reagimin e sindikatës.

Protesta është njoftuar për orën 14:00 përpara Ministrisë së Arsimit ndërsa pritet të mbledhë studentë dhe qytetarë në mbështetje të kauzës së tyre.

Me këtë qëndrim sindikata u bashkohet thirrjeve për pjesëmarrje në tubimin e së shtunës, duke kërkuar solidaritet më të gjerë nga komuniteti universitar.

Të shtunën protesta kombëtare e studentëve, sindikata

./ZËRI

MOS HUMB