Aktualitet

86 kg marijuanë në kufirin greko-shqiptar, arrestohet një grua shqiptare në Igumenicë

Gjatë kontrollit të automjetit që ajo drejtonte, policia greke zbuloi 80 pako me lëndë narkotike me peshë totale 86 kilogramë e 438 gramë.

M.K.
86 kg marijuanë në kufirin greko-shqiptar, arrestohet një grua
FOTO

IGUMENICË- Një grua shqiptare është arrestuar mëngjesin e së premtes në Igumenicë të Greqisëpasi u kap duke transportuar mbi 86 kilogramë marijuanë.

Gjatë kontrollit të automjetit që ajo drejtonte, policia greke zbuloi 80 pako me lëndë narkotike me peshë totale 86 kilogramë e 438 gramë.

Sipas autoriteteve, droga ishte ngarkuar në kufirin e gjelbër me Shqipërinë dhe synohej të transportohej drejt brendësisë së territorit grek. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan edhe automjeti dhe lënda narkotike.

Pas arrestimit, ndaj gruas është ngritur çështje penale, ndërsa ajo pritet të dalë përpara Prokurorisë së Shkallës së Parë të Thesprotisë.

Ky është një tjetër rast i goditjes së trafikut të drogës nga Shqipëria drejt Greqisë. Sipas të dhënave të raportuara, gjatë 15 muajve të fundit policia greke ka sekuestruar rreth 1.4 ton marijuanë në disa zona, përfshirë Igumenicën, Janinën, Kosturin, Follorinën dhe Selanikun. Një pjesë e konsiderueshme e rasteve është evidentuar në linjën Sarandë- Igumenicë.

86 kg marijuanë në kufirin greko-shqiptar, arrestohet një grua86 kg marijuanë në kufirin greko-shqiptar, arrestohet një grua

./ZËRI

MOS HUMB